Greqi shqiptari gjen gruan te vdekur

Nje emigrant shqiptar ka gjetur bashkeshorten e tij 34 vjecare edhe ajo nga Shqiperia ne fshatin turistik Pefkohori te Halkidhikise 80 kilometra ne lindje te Selanikut me nje thike te ngulur ne gjoks.
I riu 33 vjecar ka telefonuar ne qendren e shendetesise sapo ka hyre ne shtepi dhe ka gjetur gruan e tij ne nje pellg gjaku. Por megjithse eshte cuar ne sallen e ndihmes se shpejte ne Kassandria emigrantja shqiptare ka dhene shpirt pa mundur te transportohet ne nje prej spitaleve te Selanikut.
Policia e Poligjiros po heton te gjitha rrethanat dhe po merr ne pyetje bashkeshortin e saj nderkohe qe nuk ka ende te dhena per identitetin e ciftit shqiptar .