E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ura e Bunes Olldashi inspekton punimet

Ministri i Transporteve dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi ka inspektuar punimet qe po kryehen per ndertimin e ures se re mbi lumin Buna ne Shkoder.

Punimet per ndertimin e ures se re kane nisur ne maj te vitit 2008 dhe pritet qe te perfundojne ne fund te ketij viti ne muajin dhjetor.

Ura e re e Bunes do te kete nje sistem hapje dhe mbyllje per te mos penguar lundrimin mbi lume.

Ajo ka nje gjatesi 2755 meter dhe gjeresi 135 meter me dy drejtime levizje dhe dy trotuare anesore.

Vlera e ndertimit arrin rreth 7 milione e 185 mije dollare dhe financuese eshte Banka Islamike per Zhvillim.

Hapja dhe mbyllja e ures perbehet nga dy sisteme ai elektromekanik me kohezgjatje nga 35 deri 4 minuta dhe per hapje manuale qe zgjat 15 minuta.

Ura e Bunes eshte projektuar nga konsulente nderkombetare dhe eshte cilesuar si nje veper arti me rendesi te vecante per lidhjen e akseve rrugore te vendit dhe qytetit te Shkodres me piken e kalimit kufitar te Muriqanit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›