E Shtunë, 31 Tetor 2026

Treni godet makinen

Drejtuesi i nje automjeti tip Benz Mercedes ka shpetuar per mrekulli pasi treni goditi makinen e tij ne afersi te fshatit Gerdec.

Automjeti me targa te Durresit 1550 F ishte duke kaluar permes shinave te trenit me qellim qe te dilte ne rrugen automobilistike por treni qe ishte duke kaluar ne ato momente e ka perplasur ate ne deren e pasagjerit.

Per fat te mire drejtuesi i mjetit nuk ka pesuar demtime serioze.

Pas mjekimit qe ka marre ne spitalin ushtrak te Tiranes ai eshte larguar drejt baneses.

Policia tha se drejtuesi i mjetit ka shkelur ne menyre flagrante rregullat e qarkullimit rrugor duke ecur ne nje rruge e cila i perket teresisht qarkullimit hekurudhor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›