E Diel, 1 Nëntor 2026

Juristet Beqja votimi nul

Te shtunen partia socialiste tha se votimi per papajtueshmerine e mandatit te deputetit Beqja eshte nul. Per ta ilustruar kete deputeti Fatmir Xhafaj nxori nga arkiva kete vendim te Gjykates Kushtetuese.

Me 21 tetor te vitit 2009 Gjykata Kushtetuese beri interpretimin e nenit 78.1 te Kushtetutes. Qe thote se pervec rasteve kur Kushtetuta parashikon nje shumice te cilesuar normalisht Kuvendi vendos me shumicen e votave ne prani te me shume se gjysmes se te gjithe anetareve te tij.

Por si percaktohet shumica e votave Pas nje arsyetimi te gjate si per cdo vendim qe jep Gjykata Kushtetuese ne perfundim thuhet se Vendimi i Kuvendit miratohet kur per te kane votuar pro jo me pak se gjysma plus nje e anetareve qe jane te pranishem.

Luan Omari eshte jurist me eksperience. Per dy mandate rresht nga viti 98 deri ne vitin 2006 ai ka qene anetar i Komisionit te Venecias dhe madje per nje periudhe kohe edhe nje nga tre nenkryetaret e tij.

Duhet gjysma - 1 e deputeteve. Nese ka pasur te pranishem 140 deputete do te duheshin 71 vota. Pra me 70 vendimi i eshte pavlefshem dhe i pazbatueshem deklaron jurisiti Luan Omari.

Ashtu sie duket edhe nga tabela elektronike e votimit pavaresisht pretendimeve te socialisteve se deputeti Fatmir Toci nuk mundi te votoje ne cdo rast duket se te pranishem kane qene 140 deputete. Ne cdo rast tani i mbetet Gjykates Kushtetuese te vendose nese do ta pranoje per shqyrtim kerkesen e parlamentit per papajtueshmerine e mandatit te deputetit Beqja apo do te vleresoje se kerkesa nuk ka marre numrin e nevojshem te votave ne seance plenare dhe nuk do te pranoje per kete arsye qe ta shqyrtoje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›