E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediu:Mazhoranca do fitojë një mandat të dytë

Duke vlerësuar sukseset e arritura nga qeveria shqiptare, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu shpreh bindjen e tij, nga qyteti i Vlorës, se kjo mazhorancë qeverisë do të marrë edhe një mandat tjetër qeverisës.Në këtë takim mori pjesë edhe Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, e cila tha se Partia Republikane ka një dhënë një kontribut të pamohueshëm në zhvillimin dhe forcimin e demokracisë, ku me zgjuarësi dhe urtësi, ka qënë pjesë kryesore e politikës shqiptare. Më tej ajo foli edhe për reformat që po ndërrmeren në sektorin që ajo drejton, atë të shëndetësisë, ku së shpejti, në fillim të muajit maj rrogat e mjekëve do të rriten. Gjatë takimit me mbështetës të kësaj force politike u prezantuan edhe kandidatët e partisë Republikane për qarkun e Vlorës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›