Greqi, shteti do ofrojë ushqim falas për nxënësit e 18 shkollave
ATHINE - Që nga java e ardhshme ministria greke e Arsimit do të fillojë dhënien e vakteve ushqimore për nxënësit, në 18 shkolla të 9 zonave të Atikës, të cilat përballen me probleme të mprehta ekonomike dhe sociale.
Fillimisht programi do të zbatohet si pilot në Tavros, Kato Patisia, Eksarhia, Menidhi, Platia vathis, dhe do të shtrohet gradualisht në Moskato, Nikea, Aspropirgos dhe Avlona.
Vaktet do të ofrohen falas me kupona për gjithë nxënësit e shkollave në fjalë dhe do të përmbajnë ushqime të shëndetshme si qumësht, biskota, fruta, sanduiçe, etj.
Me këtë vendim synohet t'iu vihet sadopak në ndihmë familjeve me probleme ekonomike, në kushtet e krizës ekonomike që po përjeton gjithë vendi.
Gjithashtu, së shpejti do të vihet në zbatim një program ndihme e drejtpërdrejtë ndaj familjeve që gjenden në situatë të vështirë ekonomike.