E Diel, 1 Nëntor 2026

Deklarimi i të ardhurave, Komisioni Ekonomisë kalon pr/ligjin me votat e mazhorancës

Tiranë- Projekt/ligji për deklarimin e të ardhurave u miratua sot në Komision e Ekonomisë vetëm me votat e mazhorancës. Ndërsa opozita deklaroi se nuk janë marrë parasysh propozimet e saj.

Numri dy i Finnacave, Alfred Rushaj deklaroi se administrata tatimore posedon kapacitet për të përballuar procesin, pasi do të përfshihen në proces vetëm personat që kanë të ardhura 2 milionë lekë të reja në vit.

Nga ana tjetër opozita ka deklaruar se administrata tatimore ska kapacitetet e nevojshem për përpunimin e të dhënave, dhe ka kërkuar që ligji të shtyhet deri në dy vjet.

Në këtë pr/ligj nuk janë reflektuar propozimet tona. Administrata tatimore nuk ka kapacitete për përpunimin e të dhënave të deklarimit të të ardhurave. Prligji të shtyhet deri në 2014-2015- tha Arben Ahmetaj.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Deklarimi i të ardhurave personale, nga 1 janari Tiranë-  Duke filluar nga 1 janari i vitit 2012, çdo...
  2. Komisioni i Ekonomisë, debate PS-PD për buxhetin 2012 Tiranë- Projektbuxheti i vitit 2012 është bërë sërish pjesë e...
  3. Komisioni i Ekonomisë: Nuk do të hiqet TVSH-ja për ushqimet Tiranë- Propozimi i Partisë Socialiste për uljen e TVSH-së për...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›