E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, shtyhet procesi i dy policëve, akuzohen për vrasjen e Grigoropoulos

ATHINë- Procesi që nisi sot në Amfisa kundër dy policëve të cilët akuzohen për vrasjen e të riut Alexandros Grigoropoulos, u shty për ditën e premte me kërkesën e mbrojtjes, njoftoi media greke. Qyteza e vogël rreth 150 kilometra në veri të Athinës, aty ku po zhvillohet procesi pavarësisht kundërshtimeve të familjarëve të viktimës, është blinduar sot nga qindra forca policie për shkak të shpalljes së një manifestimi nga anarkistët. Grigoropoulos u vra në moshën 16 vjecare nga plumbat e policisë më 6 Dhjetor të vitit 2008. Vrasja e tij solli trazirat më të mëdha që Greqia kishte përjetuar prej vitesh. Sulmet në banka, qëndra tregtare dhe kundër policisë mbajtën peng Greqinë prej mëse një viti duke I shkaktuar vendit kështu një krizë të rëndë. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›