E Diel, 1 Nëntor 2026

Superliga, vitin tjetër mund të zbresin 6 ekipe

TIRANE-Komiteti Ekzekutiv i Federatës do të vendosë sot për skemën e re të Superligës për sezonin e ardhshëm. Duke parë rritjen e numrit të skuadrave nga 12 në 14, FSHF synon që të forcojë garën, duke shmangur tolerimet e javëve të fundit, që kanë qenë të shpeshta me ekipet që dilnin nga objektivat. Për këtë arsye, Sektori i Garave në Federatë ka propozuar një skemë, ku të gjithë të mund të jenë në lojë apo numri i skuadrave pa objektiva, të zvogëlohet në maksimum. "Mund të bien edhe 6 skuadra nga kategoria, - u shpreh shefi i Sektorit të Garave, Ilir Shulku. - Propozimi ynë i parë është që 4 skuadra të bien direkt dhe 2 të luajnë në plejof. Po ashtu, një tjetër propozim është që të bien direkt 3 ekipe dhe 3 të tjerë të luajnë në plejof", shtoi ai. Në fakt, çështja e tolerimeve në javët e fundit dukej se ishte zgjidhur me skemën me 12 skuadra dhe 4 që ishin në rrezik, por dy sezonet e fundit provuan se edhe kjo formulë kishte probleme. Vetëm dy edicione më parë, Dinamo fitoi titullin pas një sprinti humbës.

(d.b/a/latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›