Greqi, sondazhet ngrejnë lart Samaras dhe partinë e tij
ATHINE - Fituese në sondazhin e realizuar për televizionin Mega, rezulton me 6.2% partia “Demokracia e re“ e Antonis Samaras.
Konkretisht, kjo parti ka mbështetjen e 21,5% të të anketuarve, pasuar nga PASOK me 15.3%.
Sondazhi regjistroi një rritje të vogël për partitë e majta.
Kështu Partia Komuniste është në vendin e tretë me 10%, LAOS me 7.1%, e Majta Demokratike 6.3%, SYRIZA me 6.1%, të Gjelbrit Ekologët me 3%, dhe Aleanca Demokratike me 2.3%.
Nëse zgjedhjet do të bëheshin tani, 17,5% e të pyeturve thonë se nuk do të votonin për askënd ose do të hidhnin në kuti fletë të pavlefshme dhe 10.1% e tyre nuk kanë vendosur për kë do të votojnë.
Pyetjes “cili person është më i përshtatshmi për kryeministër?”, 29,2% janë përgjigjur Antonis Samaras dhe rreth 16% Jorgos Papandreu, mbështetja për të cilin jo vetëm po bie, por duket se po tkurret në mënyrë dramatike.
80,3% e konsiderojnë gabim vendimin e ish kryeministrit për një referendum, 83,7% e të anketuarve mbështesin dorëheqjen e tij nga posti.
Vetëm 15.8% kanë një imazh pozitiv për ish kryeministrin Jorgos Papandreu dhe administratën e tij, kundër një mase 83,5%, që vlerëson negativisht.
Gjithashtu, 79,3% e të intervistuarve mendonin se memorandumi ka dështuar, krahasuar me 2.6% që e konsiderojnë të suksesshëm.
80,7% janë të bindur se në vitin 2012 gjendja do të përkeqësohet, dhe vetëm 4.4% besojnë se kjo do të përmirësohet.
Së fundi, masa e njerëzve që duan që Greqia të largohet nga euro, arrin në 20,8%.