Dashuria e pafat, pengohet vetëflijimi i 40-vjeçares në Gjirokastër
GJIROKASTER- Një 40-vjeçare nga Gjirokastra ka tentuar dje paradite që të mbytet në një rezervuar për shkak se nuk i ka ecur në dashuri, por ndërhyrja në kohë e policisë e ka ndaluar vetëflijimin. Sipas Gentian Mullait, zëdhënës i policisë, "ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 11:30 të ditës së hënë në një derdhje të lumit Drino, ku 40-vjeçarja H.K., tentoi të mbytet në thellësinë e ujërave".
Kanë qenë persona të rastësishëm që kanë njoftuar policinë, e cila shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes. Pas evitimit të tragjedisë, 40-vjeçarja është shoqëruar për hetime. Njëkohësisht janë njoftuar dhe të afërmit e saj, të cilët i kanë afruar ndihmë. "Rezulton se shkak i tentativës për vetëmbytje, ka qenë depresioni. 40- vjeçarja ishte e divorcuar dhe tentonte një lidhje të re. Mossuksesi në këtë lidhje ka bërë që ajo të ndërmarrë aktin e vetëflijimit",- shtojnë burimet zyrtare të policisë.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)