E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, sondazhi: 100% e qytetarëve janë pesimistë

ATHINE- Sipas një sondazhi të Eurobarometrit, 100 % e qytetarëve grekë e karakterizojnë situatën aktuale ekonomike "të keqe" dhe “seriozisht të keqe”.
96% e grekëve konsideron të lartë koston e jetesës në vendin e tyre dhe të ardhurat e tyre të pamjaftueshme për ta përballuar atë, 89% e qytetarëve identifikon ndihmën e pamjaftueshme për të papunët dhe 92% e tyre vlerësojnë se pensionet janë të ulëta.

Po sipas Eurobarometer, 77% e grekëve janë të pakënaqur me nivelin e shërbimeve shëndetësore dhe 61% identifikojnë gjendjen e keqe ekonomike të familjes së tyre.

Për 89% të grekëve të kesh një shtëpi, tashmë është “kënaqësi e shtrenjtë”, ndërkohë që 91% e qytetarëve kritikojnë mënyrën e administrimit si joefektive.

Paralelisht, 90% e grekëve i konsiderojnë të pamjaftueshme masat e marra nga qeveria për të ndalur pabarazinë dhe varfërinë në vend.

Sondazhi është kryer edhe në vende të tjera të Evropës, ku nivele shumë të larta të pesimizmit kanë edhe spanjollët me 97%, portugezët dhe letonezët 96%, irlandezët dhe rumunët 95%, ndërsa mesatarja e BE-së është 67%.

Më e ulët kjo ndjenjë regjistrohet në veri, ku vetëm 10% e suedezëve janë pesimistë, 18% e gjermanëve dhe 20% e austriakëve.
Sipas sondazhit edhe në vendet e BE-së, 98% e njerëzve konsiderohen të jenë "të varfër"
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›