21 Janari, Kuvendi i heq imunitetin Ballës, Doshit dhe Bares
Tiranë- Kuvendi votoi por heqjes së imunitetit për 3 deputetët socialistë, duke i hapur rrugë hetimit të Prokurorisë për ngjarjet e 21 janarit ku humbën jetën 4 protestues.
Me shumicë votash deputetët i hoqen imunitetin Taulant Ballën, Tom Doshit dhe Besnik Bares. Gjatë senacës së sotme deputetët shpjeguan rolin e tyre në ngjarjet e 21 janarit, ku nuk munguan as akuzat ndaj qeverisë dhe kryeminsitrit Berisha.
Në fjalën e tij deputeti socialist, Besnik Bare deklaroi se imuniteti duhet t’i hiqet kryeministri Berisha dhe ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Bashës.
E pranon une isha komandant dhe punëdhënës i 200 mijë njerëzve atë 21 Janar. U dhashë nga një parrullë, tani supozohet se unë u kam thënë godisni policinë, me të drejtë duhet të akuzohem, janë supozime. Tani, kemi një punëdhënës që është Ministri i brendshëm, kryeministri që u dhanë gardistëve nga një armë, kurse protestuesit goditën vetëm me gurë dhe më vjen keq që plagosën policinë. Por kryeminsitri Berisha dhe Lulzim Basha duhet të ishin këtu dhe tu hiqej imuniteti.- tha Bare.
Deputeti tjetër socialist, Tom Doshi akuzoi drejtpërdrejtë kryeministrin Berisha si fajtor për ngjarjet e 21 Janarit të vitit të shkuar.
Qëllimi nuk ishte me godit kryemnisrisë. Atë ditë kam bërë cmos për të qetësuar protestuesit, kam ngrënë gaz lotsjellës si to. Sali Berisha më ka akuzuar se doja me u bë ministër i Bredshëm, i them se ambicia ime nuk është të bëhem ministër, ai më akuzon kriminel, të gjitha shpifje. Ka fut Agron Kulicin për të torturuar njerëz në burgje me gjet dëshmitarë të rremë,- tha Doshi.
Ndërsa në fjalën e tij deputeti Taulant Balla deklaroi se ishte i gatshëm të hetohej 21 janari, dhe se deputetët socialistë s’janë vegël në duart e Berishës.
Berisha ne nuk jemi matrioshkat e tua politike. Nuk jemi as ata që kanë lidhje me tragjedinë e Gërdecit, as atyre që bëjnë pazare në zyrë të shtetit me zë e figurë dhe më pas për 5 min hedhin poshtë ekspertizat shtetërore.- tha Balla.
Më shumicë votash iu hoq imunitetit deputetit Balla, i cili mori 118 vota pro, 8 kundër dhe 2 abstenime. Ndërsa për deputetin Doshi votuan 116 deputetë pro, 9 kundër dhe 4 abstenim, për Baren u numëruan 107 vota pro, 19 kundër dhe 1 abstenim.
Në deklaratën e saj, të para pak ditëve, Prokuoria kërkoi heqjen e imunitetit për 3 deputetët pasi akuzohen për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme.
Shkrime të tjera me interes:
- 21 Janari, Berisha i kujton Ramës mesazhin e 23 Janarit Tiranë Kryeministri Sali Berisha ka folur me tone shumë të...
- Akuzat e prokurorisë/ Doshi, Balla dhe Bare thirren në Këshillin e Imuniteteve Tiranë- Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve nisi sot procedurat për...
- “Meta” dhe “21 janari”, LSI: Rama shpëtoi nga Prokuroria, por jo nga drejtësia Tiranë- Lëvizja Socialiste për Integrim e ka cilësuar 21 janarin...