E Diel, 1 Nëntor 2026

Porte, stuhia shkakton vonesa në oraret e trageteve

DURRËS- Moti i keq me stuhi ka shkaktuar mjaft probleme dhe në porte. Kështu në Durrës tragetet kanë mbërritur nga Italia thuajse me 7 orë vonesë për shkak të motit të keq në Bari. Ndërkohë në orët e mëngjesit në Durrës koha ka rezultuar e mirë, duke mundësuar dhe ardhjen e trageteve.

Ndërsa mbrëmjen e djeshme fortuna vinoi nisjen e trageteve drejt Italisë 5 deri në 6 orë. Edhe në portin e Vlorës ka patur probleme për shkak të motit. Stuhia që nisi dje detyroi pezullimin e lundrimit të tragetit drejt Brindizit, i cili pritet të niset me 24 orë vonesë. Ndërkaq burime nga autoritetet portuale në Vlorë bëjnë të ditur se pritet sërish stuhi gjate pasdites se sotme.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›