E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, sondazhi:PASOK dhe NDpikë të njëjta

ATHINE-Bie mbështetja e grekëve për PASOK, sipas një ankete të zhvilluar nga kompania MRB për gazetën Real News, rezultatet e së cilës janë publikuar këtë të diel.
Për herë të parë në 18 muaj qeverisje të PASOK-ut, dy forcat më të mëdha politike në vend barazohen me pikë. Në fillim të Prillit, nga një sondazh i kryer prej së njëjtës kompani, PASOK kryesonte me 1.8% më shumë se Demokracia e Re (ND).
Sipas sondazhit të sotëm, për dy partitë e mëdha janë përgjigjur pro, 21,5% e të pyeturve, të ndjekur nga komunistët 8,1 %, LAOS 6%, SYRIZA 4.1%, Ekologjike – të Gjelbrit 3,2% dhe disa parti të tjera që nuk kapin as 3 %.
Një nga arsyet e rënies së mbështetjes për PASOK, sipas medias, është edhe frika e punonjësve të administratës shtëterore për shkurtimin e vendeve të punës, në kuadër të masave antikrizë që kërkohen nga BE dhe FMN.
Por pavarëisht një barazimi mes dy partive të mëdha, Jorgo Papandreu është pak më i favorizuar, kur qytetarët janë pyetur se cili është më i përshtatshëm për kryeministër mes tij dhe kreut të opozitës Antonis Samaras.
Për Papandreun janë përgjigjur 26,5% e të anketuarve, kundrejt 26,3% që mbështesin kreun e Demokracisë së Re.
6 në 10 grekë kërkojnë konsensus midis dy partive më të mëdha në këtë anketë.
77,3% e të anketuarve i kërkon qeverisë të miratojë disa nga propozimet e Samaras, në krahasim me një 14 % që i bën thirrje qeverisë të këmbëngulë te programi i saj.
7 vetë në 10, ose 71% thonë se nuk duhet të ketë zgjedhje të parakohshme, ndërsa një qëndrim të kundërt kanë qenë 26.2% e të pyeturve.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›