E Diel, 1 Nëntor 2026

Kacin: Serbia në fund të vitit mund të marrë statusin e kandidatit BE

BEOGRAD- Serbia mund të marrë në fund të këtij viti statusin e kandidatit për tu bërë anëtar i BE-së. Kështu dekLaroi gjatë qendrimit të tij në Beograd Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin.

Sipas europarlamentarit Kacin, në pranverën e vitit të ardhshëm, nëse e merr këtë status, Serbia mund të nis bisedimet për anëtarësim me BE-në. Megjithate Kacin është ndalur në atë që është cilësuar gjithnjë si pengesa e Beogradit në rrugën drejt integrimit të vendit, mos arrestimi i kriminelëve të luftës.

Kacin vuri në dukje se përparimi i Serbisë drejt Integrimit Evropian nuk është i mjaftueshëm pa ekstradimin e të paditurve nga Tribunali i Hagës. “Si raportues i Parlamentit Evropian për Serbinë, vë në dukje rëndësinë e bashkëpunimit të plotë me gjykatën e Hagës”,- tha Kacin në kongresin e Partisë Liberale Demokratike të Serbisë.
Duke folur për zgjerimin e Bashkimit Evropian, Kacin shprehu shqetësimin e tij për mbështetjen në rënie për këtë proces nga vendet anëtare të BE-së.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›