Hasi: Kombëtarja, një nder, por dua kontratë afatgjatë
TIRANE- Besnik Hasi, kandidati kryesor për të drejtu ar kombëtaren, ka thyer heshtjen, duke sqaruar pozicionin e tij në lidhje me dëshirën e Federatës për t'i dhënë pankinën kuqezi. Kosovari, që aktualisht është ndihmës trajner tek Anderlehti, ka lënë të kuptohet se problemi më i madh në këtë "histori" është kohëzgjatja e kontratës. Sipas tij, një trajner nuk mund të marrë drejtimin e ekipit kombëtar për dy vjet dhe prej tij të kërkohet kualifikimi. Në të vërtetë, një gjë e tillë ka ndodhur me thuajse të gjithë trajnerët e huaj që kanë drejtuar deri më tani Shqipërinë dhe kjo nuk ka çuar në ndonjë sukses, teksa përfaqësuesja shqiptare ndodhet ende në të njëjtat pozita si 10 vjet më parë. "Për mua është një nder shumë i madh që emri im lakohet për trajner të kombëtares shqiptare, - deklaroi Besnik Hasi. - Në qoftë se kjo realizohet, do të kishte qenë një nder i madh. Do ta pranoja me shumë dëshirë", shton ai.
KONTRATA
Bisedimet mes Besnik Hasit dhe drejtuesve të Federatës duket se kanë filluar tashmë. Kosovari ka pranuar dje në mënyrë indirekte se ngërçi mes palëve lidhet me çështjen e kontratës, ndërsa nuk ka përmendur nëse është problem shifra ekonomike. Në fakt, FSHF kërkon një trajner jo shumë të shtrenjtë dhe është kjo arsyeja përse ka kthyer sytë edhe nga vendasit. "Është e sigurtë se të gjithë shtetet e vogla, punojnë me një cikël afatgjatë qe të krijojnë sa më tepër futbollistë qe do të mbanin barrën në ekipin kombëtar, - deklaron Hasi. - Unë jam i mendimit se duhet të punojmë me grupmoshat e reja, por për këtë duhet punuar me kontrata afatgjata", shtoi ai. Thënë ndryshe, kushti i gjakovarit është që të ketë një kontratë 4-vjeçare. Arsyeja është e thjeshtë: Besnik Hasi ka një pozicion komod te skuadra më e madhe e Belgjikës, Anderlehti dhe që të largohet prej aty, duhet një punë e sigurt dhe me të ardhura të mira. FSHF ndërkohë nuk duket aq e bindur në aftësitë e një trajneri të ri, ndërsa shpreson që shorti i eliminatoreve të ardhshme të sigurojë më shumë të ardhura, që do të rrisnin alternativat e saj për trajnerin e ekipit përfaqësues.
TË HUAJT
Besnik Hasi ka analizuar edhe trajnerët e huaj që kanë ardhur deri më tani në Shqipëri. Sipas tij, ardhja e tyre ka qenë një domosdoshmëri, sidomos për imazh, pasi kombëtarja kuqezi në këtë aspekt ka vuajtur shumë. "Në ekipin përfaqësues kishim trajnerë të huaj, që edhe pse për mendimin tim nuk ishin emra të mëdhenj që na sillnin diçka ekstra, kishin një gjë pozitive, kishin imazh të mirë në Evropë që neve na duhej, - shprehet kosovari. - Ata vinin për një afat të shkurtër dy-vjeçar dhe kuptohej që do thoshin se do kualifikohemi, do bëhemi të mëdhenj e të tjera, pasi faktikisht presioni është mbi ta, që për dy vite të arrihet një sukses që ndoshta nuk është realist. Për këtë arsye them se duhet një projekt afatgjatë", shpjegon më tej ai.
(m.a/GSH/BalkanWeb)