E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, sot qeveria e re Opozita: Zgjedhje të reja

ATHINE- Kryeministri grek Jorgos Papandreu pritet të krijojë sot qeverinë e re që do ta votëbesojë më pas parlamenti.

Mbrëmë vonë, ndërsa të gjithë prisnin deklaratën e tij, që do t’i hapte rrugë krijimit të një qeverie uniteti pa të, Papandreu deklaroi se do të krijojë një qeveri të re.

Kryeministri Papandreu ka kërkuar gjatë natës dorëheqjen e të gjithë ministrave, duke konfirmuar se riorganizimi do të jetë gjithëpërfshirës.

Krijimi i qeverisë së re do të pasohet nga një debat 3 ditor në parlament, që do të përfundojë ditën e Diel, qershor 19, me një votim për besimin ndaj qeverisë së re.

Me qeverinë që pritet të kompozojë sot, Papandreu kërkon të fitojë mbështetjen besimin për të vazhduar reformat antikrizë.

Pak pas vendimit të kryeministrit Papandreu për krijimin e një qeverie të re, kryetari i Demokracisë së Re, Antonis Samaras bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme. Në një deklaratë për mediat mbrëmë Samaras tha se në këto kushte, e vetmja zgjidhje që mund të ofrohet është ajo që vjen nga vetë popilli grek.

Samaras tha se reformat kanë të bëjnë me njërëz dhe jo me ndryshime politike. Ai vuri në dukje se njerëzit janë gjykuar në praktikë dhe jo me fjalë, duke vërejtur se kryeministri nuk është i aftë për të qeverisur.

Samaras tha se një qeveri pa Papandreun në krye, ishte një mundësi historike e humbur tashmë.

Ndërkohë që Greqia po përjeton këto lëvizje të mëdha politike, njoftohet se përfitoi këstin e pestë të ndihmës, për të cilin të Dielën duhet të shkojë në Bruksel ministri grek i Ekonomisë, që më sa duket do të jetë ministri i ri i qeverisë Papandreu.

Zhvillimet që ndodhën gjatë ditës së djeshme ishin edhe rrjedhojë e protestës masive popullore dhe grevës së përgjithshme 24 orëshe.
Organizimet popullore që zhvilloheshin prej ditësh, arritën kulmin në 15 Qershor, ditë kur pritej që plani afatmesëm i masave antikrizë të miratohej në Parlament. Presioni popullor kundër masave ekonomike, shkurtimeve në buxhet, privatizimit të pasurive shtetërore etj, ishte një nga arsyet që detyroi kryeministrin të deklarojë riformimin e qeverisë për të vazhduar reformat.

Sot do të dërgohen në prokurori 16 personat e arrestuar gjatë përleshjeve të djeshme mes të policëve dhe personave të maskuar në sheshin Sintagma, të cilët tentuan të provokojnë e të diskretitojnë protestën më masive të ndodhur ndonjëherë vitet e fundit në Greqi.
(s.g/balkanWeb) Lidhje te tjera Greqi, PASOK tronditet nga largimet e deputetëve

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›