Ëndrrat e Edvinit me 97-n, tani po i sheh Mimi
Partia e Edi Ramës s’di model tjetër të të bërit opozitë përveç ndjelljes së panikut e paralajmërimit të fatkeqësive. Deri më tani, vetë kryetari udhëhiqte për fanitjen e zërave nga lart, por ëndrrat me dhunë e me revolucione tani kanë nisur t’i shohin nga dëshpërimit të gjithë ylberistët... dhe dje ka qenë radha e Mimit të tregojë ëndrrën e vet
Dy ditë pas rritjes më të madhe të pensioneve, Partia Socialiste, me qëndrimet nihiliste për rezultatin spektakolar të mbledhjes së të ardhurave dhe konvertimin e tyre në një element të rëndësishëm të rritjes së mirëqenies së qytetarëve, sulmoi rrufeshëm Ministrinë e Financave dhe Qeverinë.
Deputetja socialiste Mimi Kodheli (Mrika), përcolli sot flet rrufenë e hartuar nga Kryetari, për krizë të rrezikshme në Shqipëri, jo vetëm politike, por edhe ekonomike. D-Rama e intriguar nga ylberistët dhe e devalvuar përmes qarqeve të ngushta politike dhe mediatike, për të krijuar një realitet të zymtë dhe një natyrë të qeverisë së paaftë dhe jashtë kontekstit të saj programor dhe ideologjik, tregon se kriza e brendshme e opozitës është po aq e rëndë sa edhe duket nëpër flet rrufetë e lëshuara.
Mrika foli për një borxh në rritje dhe kjo sipas saj, vjen si rezultat i rritjes së fundit të pagave dhe pensioneve dhe përmirësimit të jetesës së qytetarëve.
Deputetja e Edvinit, servile në kulm, apo e imponuar të konsiderojë doktrinat e dështuara të opozitës së kamur, me lider suprem, komikun Edvin D-Rama, është e paqartë se nuk arrin të kuptojë se borxhi i brendshëm i vendit, është brenda parametrave të lejuara ligjërisht dhe se qeveria po realizon me sukses emetimin e bondeve të euro, prej të cilave shteti përfiton hua të mjaftueshme për mbulimin e shpenzimeve publike në infrastrukturë dhe paga dhe pensione, instrument ky që nuk kufizon likuiditetin në euro të sistemit bankar ndaj sektorit privat, sepse është pjesë e një likuiditeti që investohet jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë. Në këto kushte, Qeveria dhe Ministria e Financave, përmes tregtimit të eurobondeve ka thithur mbështetjen financiare një numri të konsiderueshëm të bankave të huaja, të cilat kanë shprehur gatishmërinë të investojnë kapitalet e tyre për mbulimin e shpenzimeve të qeverisë, normalisht me një interes të pranueshëm.
Makthi i socialistëve se përmes rritjes së investimeve dhe rritjes së pagave e pensioneve rrezikon ekonominë dhe zmadhon borxhin e brendshëm, është jo vetëm i pabazë por edhe absurd në pamje të parë, pasi edhe një anormal mendërisht e kupton se kur ka rritje investimesh dhe ndërtim të infrastrukturës, tregon gjallërinë dhe funksionalitetin ekonomik.
L. Q.