Greqi, sulmohet me bomba një qendër tregtimi
Athinë -Duket se Greqia, s’ka gjetur ende qetësinë nga grupet anarkiste. Persona të pa identifikuar kanë sulmuar me bomba molotov një qendër të tregtimit të makinave në Athinë, duke u vënë zjarrin disa makinave dhe duke thyer dritaret e ndërtesës, por pa shkaktuar viktima, bënë të ditur sot burime të policisë. "Zjarri ishte i fuqishëm dhe për pasojë ndërtesa dhe makinat pësuan dëmtime të rënda", deklaroi një zyrtar i policisë duke kërkuar të mbetej anonim. Policia njoftoi se një orë më vonë, një grup prej 20 të rinjsh sulmuan forcat e policisë në qendër të kryeqytetit helen duke dëmtuar rëndë automjetin e tyre të patrullimit.
Në dhjetor të vitit të kaluar, policia qëlloi për vdekje një 15-vjeçar duke shkaktuar një valë protestash të dhunshme dhe sulmesh kundër bizneseve dhe bankave në vend, në trazirat më të rënda që kanë prekur Greqinë gjatë dekadës së fundit. Një ditë më parë, shpërthimi i një bombe artizanale tronditi portin e Pireut duke dëmtuar disa ndërtesa dhe automjete të parkuara, por pa shkaktuar viktima.