Ja plani Obama për Afganistanin dhe Pakistanin
Uashington - Presidenti amerikan Barak Obama paraqiti planin e tij për të dërguar rreth 4 mijë trupa shtesë në Afganistan dhe për të rritur përpjekjet diplomatike me Pakistanin. “Të pengojmë, shpërbëjmë dhe të mposhtim al kaidën në Pakistan dhe Afganistan dhe t’i ndalim ata të kthehen në këto vende në të ardhmen. Ky është një qëllim që duhet realizuar. Kjo është një kauz e drejtë. Dhe për terroristët që na kundërshtojnë, mesazhi është i njëjtë – do t’ju mposhtim”.
Sipas Obamës, për amerikanët, rajoni kufitar mes Afganistanit dhe Pakistanit “është vendi më i rrezikshëm në botë”, ku ata që planifikuan sulmet terroriste të 11 shtatorit ndaj Shteteve të Bashkuara po përgatisin sulme të tjera.
4 mijë trupat e tjera do t’u shtohen 17 mijë trupave amerikane që presidenti kërkon të dislokojë në atë vend gjatë muajve të ardhshëm. Deri në tetor, niveli i përgjithshëm i forcave duhet të arrijë në 59 mijë.
Sipas planit të ri, fokusi i misionit amerikan do të zhvendoset tek stërvitja dhe shtimi i numrit të forcave afgane të sigurisë, në mënyrë që ata të marrin përgjegjësinë për sigurinë e vendit të tyre. Strategjia e zotit Obama i kushton një rëndësi të veçantë Pakistanit. Ai thotë se qëndrueshmëria e Pakistanit varet nga mposhtja e al-Kaidës dhe aleatëve të saj.
Presidenti i kërkon Kongresit që të autorizojë 1.5 miliardë dollarë që Shtetet e Bashkuara të ndihmojnë në ndërtimin e shkollave, rrugëve dhe spitaleve në Pakistan si dhe një ligj për zhvillimin ekonomik në zonën përgjatë kufirit përveç nismave të tjera diplomatike.