Karzai mbështet planin Obama
Kabul -Presidenti i Afganistani, Hamid Karzai deklaroi sot se është plotësisht dakord me strategjinë e re amerikane për Afganistanin dhe Pakistanin dhe shtoi se plani për përfshirjen e Iranit përmes një roli rajonal ishte "diçka tepër pozitive". "Është pikërisht ajo për të cilën populli afgan ka shpresuar shumë. Plani për përfshirjen e Iranit përmes një roli rajonal, gjë të cilën SHBA-ja e ka theksuar, është një zhvillim tepër pozitiv dhe shpresojmë ta përdorim këtë mundësi për të mirën e Afganistanit", theskoi Karzai.