Britania dhe Kili: Të shmanget proteksionizmi
Londër -Kryeministri britanik, Gordon Brown dhe presidentja e Kilit, Michelle Bachelet u bënë thirrje homologëve të tyre botërorë të shmangin proteksionizmin dhe të ndërmarrin masa në samitin e G20-s javën e ardhshme për të kapërcyer krizën ekonomike globale. Brown dhe Bachelet zhvilluan bisedime para takimit parapërgatitor për samitin e G20-s të liderëve të qendrës së majtë në resortin bregdetar në Vina del Mar në Kili, që nisi mbrëmë dhe do të diskutojë për rolin e shteteve në zgjidhjen e krizës ekonomike pa dëmtuar shtetet në zhvillim dhe kushtet klimatike.
"Një nga mesazhet e rëndësishme që duhet të dëgjoghet i qartë nga takimi i javës së ardhshme është fakti se do të refuzojmë tendencat proteksioniste", deklaroi Brown, kryeministri i parë britanik që viziton vendin amerikanojugor të pasur me bakër, në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidenten Bachelet, në Santiago. "Do të monitorojmë, shpallim dhe kritikojnë shtetet që nuk i ndjekin praktikat e tregëtisë së lirë dhe do të punojmë për mbështetjen e sistemit tregëtar botëror me burime shtesë", shtoi Brown.