Japonia nis mbrojtjen nga Koreja e Veriut
Tokio -Japonia dislokoi sot dy distrojerë (anije) të raketave balistike në Detin e saj, për të asgjësuar çdo mbetje të rrezikshme, që mund të kërcënojë vendin nga një lëshim i mundshëm i ndonjë rakete nga Koreja e Veriut. Vendi komunist, ka deklaruar se javën e parë të muajit të ardhshëm do të lëshojë në hapësirë një satelit, që fuqitë rajonale besojnë se në të vërtetë është provë e një rakete me rreze të largët veprimi "Taepodong-2", që besohet se është gati për lëshim nga një bazë raketash. Një anije tjetër ushtarake u largua nga një bazë tjetër për në Oqeanin Paqësor, ku pritet të bjerë raketa, deklaroi zyrtari.
Koreja e Veriut ka njoftuar agjencitë ndërkombëtare se trajektorja e planifikuar e raketës parashikon kalimin mbi hapësirën e Japonisë dhe ka paralajmëruar se çdo tentativë për rrëzimin e saj do të konsiderohej si akt armiqësor lufte. Kushtetuta japoneze nuk lejon interceptimin e një rakete, nëse kjo e fundit nuk synon territorin e saj.
Japonia, Koreja e Jugut dhe SHBA-ja kanë paralajmëruar se do të ndërmarrin masa ndëshkuese nëse Pheniani kryen provën e kësaj rakete, duke e konsideruar si shkelje të rezolutave të OKB-së të diktuara kundër vendit të izoluar komunist për shkak të provave të mëparshme.