Semafori i kuq, s’ka gjoba pa prezencën e policit
Romë - Që sot e tutje, në qoftë se një përdorues automjeti nuk respekton semaforin e kuq, për tu gjobitur nuk do të mjaftojë vetëm fotografia e fotokamerave automatike të pozicionuara nëpër kryqëzime, por duhet që në vendin e ngjarjes të ndodhet edhe një agjent i policisë. Këtë e vendosi seksioni i dytë civil i Gjykatës së Kasacionit, që me Vendimin nr. 7388 anuloi një gjobë të një qytetari modenez. Ky i fundit, edhe pse sipas sistemit “Photored” (i ngjashëm me sistemin autovelox) kishte kaluar kryqëzimin në momentin që semafori kishte ndezur dritën e kuqe , nuk duhet të paguaj gjobën sepse në atë moment në kryqëzim nuk ndodhej asnjë agjent i policisë urbane ndaj të cilit mund të ankohej duke parashtruar motivin e veprimit te tij.
Qytetari modenez vendosi të ankohej në Gjykatën e Kasacionit mbas përgjigjes negative të Gjykatësit të Paqes, ndaj të cilit kishte prezantuar rekursin menjëherë pas notifikimit të sanksionit. Gjykata e Kasacionit, duke anuluar vendimin e Gjykatësit së Paqes i dha të drejtë qytetarit, duke arsyetuar që “mungesa e agjentit te policisë në vendin e ngjarjes: nga njëra anë nuk mundëson kundërshtimin e menjëhershëm të automobilistit, siç është parashikuar nga ligji, nga ana tjetër vështirëson verifikimin e rregullsisë teknike dhe pozicionimit të fotokamerës në momentin e shkeljes, duke krijuar një konfuzion të mëtejshëm për zgjidhjen sa më të pranueshme të konfliktit”.
Për Start nga Roma, Enkes Hysendhima