Sulm kamikaz në Afganistan, 12 të plagosur
Sulm kamikaz në veri të Kabulit. Një makinë e mbushur me eksploziv ka shpërthyer në një zyrë të qeverisë, duke plagosur 12 persona. Ngjarja ndodhi në qytetin Charikar, 60 kilometra në veri të Kabulit, në provincen Parëan. Në momentin e sulmit në ndërtesë po zhvillohej një mbledhje mes autoriteteve të provincës dhe ushtarëve amerikanë. Ushtria amerikane bllokoi hyrjet në zonën, ku ndodhi sulmi.