Ministri Tafaj: ”Do të ndjekim sistemin arsimor Finlandez”
Autori i Lajmit: E.D
Sistemi arsimor finlandez është një nga modelet ku do të fokusohet Ministria jonë për të përmirësuar më tej sistemin arsimor shqiptar. Dje ministri i Arsimit dhe Shkencës Myqerem Tafaj dhe Ambasadori i Finlandës në Shqipëri Erkki Huttinen morën pjesë në prezantimin e “Sistemi Arsimor Finlandez, një nga sistemet elitare”. Në fjalën e tij përshendetëse Ministri Tafaj theksoi edhe një herë arsimin si një nga prioritetet e qeverisë, rritja e cilësisë në të gjithë nivelit e tij dhe reformimi i këtij sektori drejt modeleve me të mira evropiane dhe botërore. “Ne kemi projektuar reforma të tjera nëpërmjet të cilave do të përfundojmë modelin më të përshtatshëm të arsimit tonë parauniversitar dhe universitar. Do të jenë reforma që do të fokusohen drejt interesave më të mira për çdo nxënës e student, çdo prind dhe çdo mësues e specialist të fushës, të gjitha nivelet të sistemit. Grupet e punës të ngritura janë duke vizituar sistemet më të mira në Evropë dhe e më gjerë, dhe duke sjellë eksperiencat më të arrira të reformave arsimore.”- tha Tafaj. Në këtë takim, kemi një eksperience elitare arsimore të prezantuar nga përfaqësues të ambasadës finlandeze por me tepër do të thosha ambasadorë të arsimit në përgjithësi, vlerësoi Tafaj. Më pas Ambasadori i Finlandës në Shqipëri z. Erkki Huttinen bëri një prezantim të sistemit Arsimor Finlandez. Të pranishëm në këtë prezatim ishin përfaqësues të arsimit të lartë në vend.
Ky lajm është publikuar: 25/02/2010