E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriteret për bursa studimi në Itali

Autori i Lajmit: Redaksia

Ambasada e Italisë në Tiranë ka publikuar dje kriteret për të rinjtë që duan të marrin bursa studimi në Itali. Në një komunikat për shtyp njoftohet se bursat janë 620 euro në muaj, për vitin akademik. Bursat ofrohen për qytetarë shqiptarë të moshës 18 deri në 35 vjeç. Në pikën që ka të bëjë me moshën, përjashtime bëhen vetëm për ata që kërkojnë bursë për docent të gjuhës italiane. Afati i vendosur nga ministria e Jashtme italiane për dorëzimin e kresave është deri në 31 mars të këtij viti.Gjithashtu, këtë vit ministria e Jashtme italiane mundëson dhe aplikimet on-line. Në faqen e internetit,
http://borseonline.esteri.it/borseonline/it/activate.asp. Në këtë faqe mund të gjenden dhe dokumentet e nevojshëm. Për ndihmë të mëtejshme të interesuari mund ti drejtohen Institutit Italian të Kulturës në Tiranë.
Ky lajm është publikuar: 25/02/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›