Greqi, të rinjtë e papunë kapin shifrën 50%
Dështon tërësisht politika e qeverisë për punësimin
Një nga plagët më të mëdha të Greqisë së sotme e zhytur në një krizë të thellë ekonomike, është papunësia e të rinjve. Sipas autoriteteve statistikore greke, më shumë se gjysma e të rinjve të vendit, të aftë për punë, janë të papunë. Dhe madje, që nga maji në korrik kjo përqindje është rritur me 10%. Sipas autoritetit, kjo është një çështje që duhet të krijojë një shqetësim shumë të madh, sepse një shifër e tillë është jashtëzakonisht e lartë dhe mund të sjellë edhe probleme të mëdha sociale. Ndërkohë që nga Greqia kërkohen masa të tjera shtrënguese e kursime për të përfituar paketat e shpëtimit financiar, kjo bie ndesh me të gjitha kushtet që kërkohen për një rritje ekonomike dhe shifra e karta të papunësisë në përgjithësi dhe papunësisë së të rinjve në veçanti janë një nga problemet më të mëdha me të cilat po përballet vendi. Veç shkurtimeve të vendeve të punës qeveria ka dështuar tërësisht edhe më parë në realizimin e zbatimin e politikave që rrisin punësimin e të rinjve dhe së bashku me krizën aktuale kjo e ka rënduar shumë situatën. Greqia ndodhet në një situatë shumë të vështirë ekonomike, por papunësia e rinisë, pjesës më vitale dhe të kualifikuar të vendit, është një plagë e madhe dhe nuk mund të kalojë pa pasoja në të gjitha drejtimet.
Sipas autoriteteve statistikore greke, më shumë se gjysma e të rinjve të vendit, të aftë për punë, janë të papunë. Dhe madje, që nga maji në korrik kjo përqindje është rritur me 10%. Sipas autoritetit, kjo është një çështje që duhet të krijojë një shqetësim shumë të madh, sepse një shifër e tillë është jashtëzakonisht e lartë dhe mund të sjellë edhe probleme të mëdha sociale
Greqi, të rinjtë e papunë kapin shifrën 50% burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip