E Diel, 1 Nëntor 2026

Romney zgjedh numrin dy: Paul Ryan, zëvendësi i tij nëse fiton

Gazeta Shqip

Paul Ryan do të jetë krahu i djathtë i Romney-t në fushatën elektorale për zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe zëvendësi i tij në rast të fitores si president. Rriten shanset për fitore të Romney-t me Paul Ryan? Kandidati republikan për president në Shtetet e Bashkuara, Mitt Romney, ka vendosur të ketë si krahun e djathtë, si zëvendës të tij në rast të fitores, deputetin e Kongresit amerikan, Paul Ryan. Këtë e bëri të ditur televizioni NBC News dhe gazeta online “Huffington Post”, duke u bazuar në njoftimet e qarqeve të shtabit zgjedhor të Romney-t. Paul Rayn me origjinë nga Viskonsin, shihet si një yll në ngritje në kampin e republikanëve. Madje Romney shpreson që popullariteti i Ryan t’i japë atij vota në garën për president sidomos tek zgjedhësit konservatorë. Po ashtu Romney shpreson që të marrë shumë vota në Viskonsin, vendlindjen e Ryan-it, që në zgjedhjet e shkuara ia dha votat Barak Obamës. Në Kongresin amerikan, 42-vjeçari merret me çështjet e buxhetit, së fundmi ai ka kërkuar shkurtime në programet shtetërore të shëndetësisë për të varfrit dhe njerëzit e moshuar. Zyrtarisht, Romney e bën të njohur zëvendësin e tij gjatë një takimi zgjedhor në Virxhinia, të shtunën. Në daljet e përbashkëta deri më tani, Romney dhe Ryan janë paraqitur me harmoni. Si nga ana profesionale, ashtu edhe private duket se atmosfera mes dy politikanëve republikanë është në formën e duhur. Kur të enjten, Romney deklaroi se do si zëvendëspresident një njeri “me vizione për vendin, që të japë kontribut në diskursin politik për kursin e ardhshëm të vendit”, shumë kolegë të partisë e kuptuan se shenjat ishin për zgjedhjen e Paul Ryan-it. Në fund të këtij muaji, Romney pritet të zgjidhet edhe zyrtarisht në Tampa në Florida, sfidanti i Presidentit amerikan, Barak Obama.

Romney zgjedh numrin dy: Paul Ryan, zëvendësi i tij nëse fiton burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›