E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siria, ish-ministri algjerian do të jetë zëvendësuesi i Anan

Idetë se i dërguari special për paqen në Siri nga OKB dhe Liga Arabe, Kofi Anan, do të zëvendësohej nga Havier Solana apo Miguel Angel Moratinos, diplomatët e OKB kanë njoftuar dje se pasues i Ananit do të emërohet ishministri i Jashtëm algjerian, Lakdar Brahimi. Zyrtarisht deklarata mund të behët javën e ardhshme, nëse Brahimi nuk refuzon ofertën. Pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, Brahimi ishte emisar i OKBsë në Afganistan, e pas ndërhyrjes amerikane në Irak, në 2003-shin, mbajti të njëjtin post edhe në Bagdad. Tashmë i mbetet Këshillit të Sigurimit të vendosë nëse Brahimi do ti përmbahet planit paqësor të Ananit, apo do të kërkojë mënyrë tjetër për paqen në Siri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›