Turqi-SHBA, veprime të përbashkëta kundër regjimit sirian

Të dy lederët dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp, ku Davutoglu theksoi se SHBA-ja dhe Turqia kishin një strategji të përbashkët lidhur me situatën në Siri.
“Ne jemi të gatshëm për veprime të përbashkëta që do të mundësonin shmangien e vendosjes dhe qëndrimit të grupeve ekstremiste në Siri, në kuadër të periudhës post-Asad”, ka deklaruar kreu i diplomacisë turke.
Ndërsa Klinton u zotua për t'i dhënë fund sa më shpejt gjakderdhjes në Siri dhe premtoi për ndihmë ndaj popullsisë civile në rajonet që po vuajnë më tepër nga kjo luftë cilivile.
“Planet përfshijnë indikim të qartë të asaj që ky bashkëpunim nënkupton në termat e një përgjigjeje, për ndihmë humanitare dhe mjekësore dhe se çfarë duhet bërë për të shmangur përdorimin e këtyre armëve dhe rënien e tyre në duart të personave të gabuar”, theksoi Klinton.
Një numër gjithmonë e më i madh xhihadistësh të huaj po bëhen pjesë e luftimeve kundër forcave të regjimit qeveritar në Siri.
Gjithashtu, Sekretarja Amerikane e Shtetit zhvilloi bisedime në Stamboll edhe me presidentin turk, Abdullah Gyl dhe kryeministrin, Rexhep Tajip Erdogan me të cilët përmendi përkrahjen e SHBA-së për opozitën siriane, ndihmën humanitare dhe skenarin e tranzicionit politik./Start/
2012-08-11 17:09