Greqi, tërmet në ishujt Rodos dhe Kretë
Një tërmet me intensitet prej 6,3 ballësh sipas shkallës së Rihterit sot në mëngjes është regjistruar në ishujt grekë Rodos dhe Kretë.
Siç njoftojnë mediat greke në Rodos nga tërmeti humbi jetën një grua derisa dilte nga shtëpia e saj.
Tani pët tani nuk ka informacione për viktima eventuale ose dëme materiale, por dridhja ka shkaktuar panik midis banorëve të ishullit Rodos.
Epiqendra e tërmetit ka qenë nën thellësinë e detit në jug të Rodosit, kurse është ndjerë edhe në bregdetin lindor të Kritës, Santorinit, Samosit dhe në ishujt e tjerë. (INA)