E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, tërmeti4,5 ballë godetishullin e Kretës

ATHINë- Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë goditi ndjeshëm orët e mesditës së sotme një rajon në veriperëndim të Kretës, në jug të Detit Egje, njoftoi Instituti Gjeodinamik i Observatorit të Athinës.

Lajmi bëhet publik nga AFP, ndërsa deri më tani nuk është raportuar për viktima dhe dëme të mëdha të shkaktuar nga tërmeti, që goditi qytetet e Heraklionit dhe Retimnonit, ku banorët braktisën menjëherë nga banesat e tyre dhe dolën në rrugë.

Tërmeti ndodhi rreth orës 12:21 GMT dhe epiqendra e tij u regjistrua në det, në veriperëndim të Heraklionit, rreth 285 kilometra në juglindje të Athinës.

Greqia është vendi evropian më i ekspozuar ndaj goditjeve sizmike të tokës, duke qenë se aty ndodhin rreth gjysma e tërmeteve të kontinentit.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›