E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pukë, Urgjencae spitalit, ndryshonpamje

PUKë- Urgjenca e spitalit të qytetit të Pukës e cila deri tani ishte lënë në gjendje mjerane dhe pa kushtet minimale të ofrimit të ndihmës së parë mjekësore për rastet emergjente tashmë ka ndryshuar pamjen totalisht. Falë projektit të ambasadës italiane dhe Ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri për forcimin e Repartitit të Urgjencës.

Organizata italiane AISPA me një vlerë prej më shumë se 10 milion lekësh të rinj ka kryer rikontruksionin total të repartit të urgjencës. Krahas rikonstruksionit të mjediseve të cilat tashmë janë në nivelet bashkohore të ofrimit të shërbimit shëndetësor. Organizata italiane ka siguruar dhe një sër aparaturash të cilat Repartiti të Urgjencës i mungonin prej kohësh.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›