E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, thyejnë lejet mbi 600 të dënuar enden të lirë

ATHINE-Mbi 600 të dënuar në Greqi, për vrasje, trafik droge, grabitje me armë e krime të tjera, enden të lirë nëpër rrugë, për shkak se nuk janë kthyer pas lejes, në burgjet ku vuajnë dënimin.

Gjatë 2010 e deri sot, nga 685 të burgosur, të cilëve iu është dhënë leje disa ditore dhe ende nuk janë kthyer në qeli, 400 janë të kombësisë shqiptare.
Po, sipas autoriteteve policore dhe atyre të burgjeve, këtyre personave u është dhënë leje, (bazuar në ligj), por pas përfundimit të lejes, këta të burgosur, vazhdojnë të jenë të lirë në Greqi, madje edhe në vendet e tyre të origjinës pasi kanë kaluar kufirin, dhe paraqesin rrezik potencial për shoqërinë.

Shumë vazhdojnë aktivitetin me grabitje e trafik droge në qytetet e mëdha të Greqisë, Athinë e Selanik, madje policia dyshon se shumë krime ende të pazbardhura, janë kryer pikërisht nga ky kontigjent.

Mungesa e bashkëpunimit midis departamenteve të Ministrisë së Drejtësisë dhe të policisë greke ka krijuar gropa të zeza në ligjin për për dënimet dhe burgjet dhe kjo është caktuar si shkaku rrënjësor i problemit.
Një tjetër handikap i ligjit është fakti se ai nuk ka një dispozitë që të ndalojë daljen e të burgosurve nga Greqia gjatë ditëve të lejes.
Policia thotë se po bashkëpunon me homologët fqinjë dhe vendeve të tjera të Evropës, për të bërë të mundur kapjen dhe riktjhimin e këtyre personave në qeli, ku duhet të vazhdojnë të kryejnë dënimin.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›