Rumani, FMN vëren shenja rimëkëmbjeje
BUKURESHT- Ekonomia rumune është duke e rimarrë veten dhe pritet të shënojë një rritje prej 1,5 për qind në vitin 2011, u shpreh sot zyrtari i Fondit Monetar Ndërkombëtar, FMN, Jeffrey Franks, në përfundim të një misioni vlerësimi në Bukuresht.
"Ka shenja të një rimëkëmbjeje ekonomike që pritet të shënojë këtë vit një rritje prej 1,5 për qind", deklaroi Franks në një konferencë shtypi.
Sipas tij, rritja ekonomike pritet të arrihet nga kërkesa e brendshme dhe nga eksportet në rritje që prej disa mujave. Për vitin 2012, FMN-ja parashikon një rritje prej 4-4,5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, PBB.
Franks konfirmoi vendimin e autoriteteve rumune për arritjen e një marrëveshjeje të re dy vjeçare të tipit parandalues me FMN-në dhe Bashkimin Evropian.
Kjo marrëveshje, e shoqëruar me një ndihmë prej pesë miliardë eurosh që do të përdoren vetëm në rast krize të përmasave të mëdha, pritet të hyjë në fuqi në pranverë, sapo të përfundojë marrëveshja e mëparshme e nënshkruar në 2009 në mes të krizës ekonomike.
"Rumania ka regjistruar përparime të mëdha, sidomos atë të daljes nga zona e rrezikut", deklaroi përfaqësuesi i Komisionit Evropian në Bukuresht, Istvan Szekely.
Bukureshti ka arritur veçanërisht të zvogëlojë deficitin publik që pritet t'i rikthehet kuotës 3 për qind të PBB-së n 2012-n, shtoi ai.
Rumania ishte në pranverën e vitit 2009 një nga vendet e para evropiane që mori një ndihmë urgjente prej 20 miliardë eurosh nga FMN-ja, BE-ja dhe Banka Botërore.
(d.b/BalkanWeb)