Tunizi, të paktën 234 të vdekur nga protestat

Agjencia e lajmeve AFP ka bërë publike bilancin e viktimave dhe të plagosurve që kanë shkaktuar protestat anti-qeveritare në Tunizi.
Sipas raportit, nga përleshjet në Tunizi kanë humbur jetën të paktën 234 persona
AFP bën të ditur që 510 persona mbetën të plagosur nga manifestimet opozitare.
Protestat popullore në Tunizi kulmuan me largimin nga vendi të ish- presidentit të vendit Ben Ali, i cili është strehuar në Arabinë Saudite.