E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alibeaj: Prokurorët do të vlerësohen

Në takimin e organizuar nga
Këshilli i Evropës ka marrë
pjesë edhe ministri i Drejtësisë,
Enkelejd Alibeaj. Duke iu referuar
reformës në drejtësi, konkretisht
në prokurori, Alibeaj veçoi si të
rëndësishëm sistemin e vlerësimit
për prokurorët. "Kur flitet për pavarësi
në prokurori duhet të dihet
deri ku shkon limiti i atij që i përcakton
detyrat e kush i kontrollon ato.
Këto elemente kanë qenë të munguarit
e mëdhenj të një sistemi të
vlerësimit dhe do jetë i suksesshëm
nëse është i pranueshëm, i lexueshëm
dhe i kuptueshëm nga të
gjithë", tha Alibeaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›