E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rinas, inxhinieri bie nga kulla e radiolokacionit së aeroportit

TIRANE- Aksidentohet një punonjës i aeroportit të Rinasit. Ngjarja ka ndodhur mesditen e sotme, kur një inxhinier ka rënë nga kulla e radiolokacionit, ndërsa ishte duke kryer disa shërbime aty.

Ekspertët e policisë, të cilët mbërritën menjëherë në vendngjarje, duke kryer edhe verifikimet përkatëse, deklarojnë se bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale.

Punonjësi mësohet se ka rrëshkitur duke rënë nga një lartësi 25 metra, e cila fatmirësisht nuk i ka sjellë atij pasoja të rënda për jetën. Inxhinieri i plagosur është transportuar në spitalin Ushtarak, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›