Greqi, vdes nga korrenti gruaja shtatzene
Greqi-Nje vajze e re shqiptare qe per pak muaj do te behej nene, ka nderruar jete ne ishullin grek te Zakintos ne Greqi. Sikurse mesohet vajza 27-vjecare, emri i te ciles nuk behet i ditur, ishte 6 muajsh shtatzene. Ajo ka vdekur ne banesen e saj, teksa po bente dush. Ngjarja ndodhi ne fshatin Kalitero. Sipas policise, vdekja eshte shkaktuar nga zenia e korrentit. Vajza eshte gjetur prej familjareve te saj ne banje pa ndjenja dhe ndonese eshte transportuar menjehere ne spital, nuk ka mundur dot te kthehet ne jete. Mesohet se cifti shqiptar kishte disa kohe qe jetonte ne ate banese, qe ia kishte marre me qera nje pronari grek. Sipas burimeve policore, shkak i kesaj fatkeqesie kane qene gjendja e amortizuar e rrjetit te instalimeve elektrike te shtepise. Banesa ku jetonte familja shqiptare ishte e shume e vjeter dhe instalimet elektrike ishin jashte standardeve. Policia ka arrestuar pronarin grek te baneses, i cili do te hetohet nen akuzen e "vrasjes pa dashje". Edhe pse shkaku i vdekjes u publikua zyrtarisht nga autoritetet policore helene, mesohet se trupi i te ndjeres i eshte nenshtruar ekspertizes mjeko-ligjore.