E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Mbeshtesim gjyqesorin

Rozeta Rapushi

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u doli dje ne krah gjyqtareve qe te marrin cdo lloj vendimi ne lidhje me mbledhjen apo jo te Konferences se Gjyqtareve, pavaresisht se bojkoti i opozites po pengon miratimin e ligjit per te. Menjehere pas tryezes se dy diteve me pare te gjyqtareve, kryetarja Topalli zhvilloi dje nje takim me anetare te Keshillit te Larte te Drejtesise, Neshat Fana dhe Lefterie Lleshi ku diskutoi shqetesimin e gjyqtareve. Ne kete takim, Kryetarja e Kuvendit konfirmoi qendrimin e Kuvendit ne mbeshtetje te plote te autonomise se Gjyqesorit. "Pavaresia e pushtetit gjyqesor eshte kushti themelor per funksionimin e shtetit ligjor. Per zgjedhjen e perfaqesuesve te pushtetit gjyqesor ne KLD, nderkohe qe Gjykata Kushtetuese ka vendosur tre te pestat per ligjin per Konferencen Gjyqesore dhe kur opozita bojkoton Parlamentin, eshte ne te drejten e trupes gjyqesore te vendit te percaktoje vete rregullat e zgjedhjes se perfaqesuesve te vet ne KLD", u shpreh Topalli, duke theksuar faktin se mbeshtet vendimin qe do te marre trupa gjyqesore, pavaresisht se ligji per kete ka mbetur peng i numrave ne Kuvend. Sipas Topallit, te drejtat e gjyqesorit per tu perfaqesuar ne KLD me te zgjedhurit e tij, nuk mund te pengohen dhe aq me pak te tjetersohen apo asgjesohen nga askush. "Eshte ne te drejten e Gjyqesorit qe te ndermarre cdo nisme, ne perputhje me Kushtetuten e vendit, per te zevendesuar anetaret me mandate te skaduara dhe per te plotesuar vendet vakante ne KLD", u shpreh Topalli. Sipas saj, eshte kushtetuta ligji qe percakton se balanca e perfaqesimit ne KLD ne favor te Gjyqesorit, me anetare te zgjedhur rregullisht dhe qe perfaqesojne vullnetin e Trupes, eshte parim themelor i ngritjes dhe funksionimit te KLD-se. "Ky parim nuk mund te cenohet nga askush. Cenimi i tij eshte dhunim i drejtperdrejte i Kushtetutes. Qendrimi i Kuvendit eshte i prere dhe i qarte. Ai mbeshtet trupen e Gjyqesorit te vendit dhe te drejten e tij per te zgjedhur dhe zevendesuar cdo pese vjet perfaqesuesit e vet ne KLD. Cdo qendrim tjeter, i kujtdo individi, i cili pengon Gjyqesorin ne ushtrimin e te drejtave te veta, eshte antikushtetues dhe i papranueshem per Kuvendin e Shqiperise", beri te qarte kryetarja. Vetem dy dite me pare, gjyqtaret ne nje tryeze konsultative te drejtuar nga Kryetarja e Gjykates se Larte, Shpresa Becaj, deklaroi se ne 5 dhjetor do te vendose per te mbledhur Konferencen Gjyqesore. Nderkohe qe i kerkuan partive politike, te gjejne vullnetin dhe te miratojne projektligjin "Per Konferencen Gjyqesore".

Thirrja

Kryetarja e Kuvendit, kishte ftuar dje ne takim dhe nenkryetarin e Keshillit te Larte te Drejtesise, Kreshnik Spahia, por ai nuk mori pjese per shkak se merr pjese ne delegacionin qe u nis dje ne Paris, me ne krye Presidentin Bamir Topi, per te marre pjese ne Forumin e Krans Montanes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›