E Diel, 1 Nëntor 2026

Pehlivan Malaj: "Pse prokuroret jane kunder ligjit "Antimafia"

Kryetari i shoqates se prokuroreve shqiptare, Pehlivan Malaj ka deklaruar ne nje interviste per mediat se ndryshimet ne ligjin ekzistues antimafia, jo vetem qe nuk do te permiresojne punen e organeve kompetente per te zbatuar kete ligj, por perkundrazi do ta ngaterrojne ate. Edhe si kreu i kesaj shoqate, ai shprehet kunder ndryshimeve ne ligj. "Duke pasur nje ligj te plote une mendoj se shtesat qe tentohen t'i behen do te krijojne konfuzion ne zbatimin e tij",-tha Malaj. Per piken me te debatueshme, ate te termit "pasuri e pajustifikuar", prokurori Malaj deklaron se ka te ngjare qe cdo shtetas qe ka shmangur detyrimet tatimore apo doganore dhe ka perfituar shuma te hollash qe nuk i justifikon dot mund te akuzohet sikur i ka fituar ato, ne pjesemarrje ne krim te organizuar. Per disa rregullime ne ligjin antimafia jane shprehur kunder disa dhoma avokatie te rretheve gjyqesore, shoqata e prokuroreve si edhe nje pjese e mire e juristeve me te njohur ne vend.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›