Gumi: "Antimafia" s'cenon individin
Fatjona Mejdini
Garantoj shqiptaret se amendimet ne ligjin per sekuestrimin e pasurise, nuk cenojne te drejtat e njeriut. Ky ishte qendrimi qe shfaqi dje ish-zevendesministri i Drejtesise, njekohesisht deputeti i Partise Demokratike, Viktor Gumi. Ne nje prononcim per mediat, Gumi theksoi se shtesat qe mazhoranca i ka bere ketij ligji, nuk prekin thelbin e tij dhe per pasoje ne kete rast, nuk mund te flitet per cenim te te drejtave te njeriut.
"Ligji i vitit 2004 eshte konsideruar deri me sot, ne perputhje me te drejtat e njeriut, ne perputhje me Kushtetuten e Republikes se Shqiperise dhe per pasoje, edhe ky ligj eshte ne perputhje me Kushtetuten, eshte ne perputhje me te drejtat e njeriut. Une deshiroj te garantoj te gjithe shqiptaret, se ky ligj nuk cenon te drejtat e tyre", deklaroi deputeti i PD-se. Sipas tij, projektligji i ri i cili pritet te kaloje ne Kuvend per miratim, nuk eshte kunder individit, por eshte kunder pasurise se pajustifikuar qe mund te kene disa individe. Deputeti demokrat, Gumi, thekson se ne kete moment prokuroria nuk ndermerr asnje mase penale por vetem masa civile, duke i kaluar te drejten e proves per te vertetuar qe ky rreth personash, kete pasuri e ka vene ne menyre te ligjshme ose jo. "Nuk eshte pushtet qe i jepet prokurorise. Perkundrazi, eshte nje detyre funksionale e prokurorise. Ky projektligj nuk eshte kunder individit, por pasurise qe ky rreth personash ka vene. Dhe kjo realizohet nepermjet kalimit te se drejtes se proves. Ne kete moment prokuroria nuk ndermerr asnje mase penale, por eshte masa civile, duke i kaluar te drejten e proves per te vertetuar qe ky rreth personash kete pasuri e ka vene ne menyre te ligjshme ose jo", u shpreh Gumi. Ne menyre te qarte ai thekson se ndryshimet ne kete ligj, kerkohen nga komuniteti nderkombetar, ne kuader te aspirates se Shqiperise per te pasur nje regjim te liberalizuar vizash, per qytetaret e saj. Ne kete menyre deputeti Gumi, i pergjigjet akuzave te ardhura nga Partia Socialiste, sipas te cilave keto ndryshime ne ligj po shkelin te drejtat e njeriut. Ne kete kuader, ai fton opoziten qe te vije ne Parlament dhe t'i votoje keto ligje, me nje rendesi te vecante per procesin e integrimit. "Ne jemi duke bere "detyrat tona te shtepise" dhe ato po i bejme me nje profesionalizem maksimal. Besoj edhe ne kete rast, ne nuk do te reshtim kurre se theni qe, ejani te votojme ato ligje qe i sherbejme liberalizimit te vizave, i sherbejne integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian", deklaroi Gumi. Amendimet, te cilat pritet te kalojne ne Kuvend, i japin te drejte prokurorise qe ne rast dyshimesh ne lidhje me pasurine e pajustifikuar te personave te ndryshem, te kene te drejten t'i verifikojne ato se nga kane ardhur ose vijne.