E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Papandreu: Protestat e dhunshme rrezik për demokracinë

ATHINË- Kryeministri grek, Jorgos Papandreu paralajmëroi dje se protestat e dhunshme kundër masave të rrepta për kursim, të vendosura me kërkesë të kreditorëve ndërkombëtarë të Greqisë, paraqesin kërcënim dhe munden ta çojnë shoqërinë greke në nivel barbarie.
Masat për kursim, që kreditorët i kërkuan në shkëmbim të ndihmave financiare për Greqinë, kanë shkaktuar demonstrata të përgjakshme në rrugët e Athinës, deri në përleshje mes të rinjve dhe policisë.
Duke aluduar për një rikthim të juntës, që qeverisi Greqinë gjatë viteve 1967-74, Papandreu deklaroi se rreziku i institucioneve demokratike në të kaluarën ka sjellë shkatërrimin e demokracisë.
"Të gjithë duhet të mësojmë nga historia", theksoi kryeministri grek.

(d.b/MIA/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›