E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, vdes shqiptari, ra nga 7 metra

Një ngjarje e rëndë është raportuar pak minuta më parë në shtetin fqinj Greqi. Një shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike. Mësohet se viktima e identifikuar është shtetasi Baki Riza, 56  vjeç, i cili ka rënë nga një lartësi prej 7 metrash dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.  56-vjeçari po punonte në ndërtimin e një pallati.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët kanë nisur hetimet për sqarimin dhe zbardhjen e aksidentit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›