Kuper: Dialogu të rinis të rinis të premten në Bruksel
Pavarësisht debateve që ka nga palët politike si në Kosovë ashtu dhe në Serbi, BE u ka kërkuar të dy vendeve që të rinisin bisedimet në Bruksel të premten. Kërkesa e ndërmjetësit të BE-së në bisedime Robert Kuper, është konfirmuar nga pala kosovare.
Në një deklaratë për shtyp të nxjerr nga zyra e shefes së delegacionit kosovarë për bisedimet Seri- Kosovë, Edita Tahiri, thuhet se Kuper po angazhohet me palën serbe që takimi i radhës të ndodhë të premten.
Disa javë pas ndërprerjes së bisedimeve, diplomati britanik duket se ka arritur të bindë palët që të menaxhojnë kufijtë së bashku. Ende nuk dihet nëse kjo çështje do të futet në diskutim në raundin e ardhshëm të bisedimeve apo do të vazhdohet me temat e mbetura siç është bashkëpunimi rajonal, telekomi dhe energjia.