Seria A, ndaletInteri, 3 "shuplaka"nga Udineze
FRIULI-nteri ka pësuar humbjen e parë nën drejtimin e brazilianit Leonardo, duke u mundur 3-1 në Friuli nga Udineze. Në një sfidë spektakolare, të mbushur me emocione dhe gola, zikaltërit nuk kanë mundur të vazhdojnë ecurinë positive të javëve të fundit, teksa në fushë Udineze ka qenë e frikshme. Edhe këtë herë problemi për kampionët e Italisë dhe të Evropës ka qenë mbrojtja, e cila nuk duket të jetë më pika më e fortë. Ndërkohë, një notë "10" për vendasit e drejtuar nga Guidolin, që në asnjë moment nuk kanë menduar të mbrohen, por kanë sulmuar për 90 minuta. Takimi nisi në mënyrën më të mirë për Interin, që në minutën e 16-të gjeti golin me anë të Dejan Stankoviç. Por, Udineze u hodh e gjitha në sulm dhe vetëm 5 minuta më pas Zapata arriti të barazonte shifrat, pas një rrëmuje në zonë. Një gol që i dha moral skuadrës friuliane. Në minutën e 25-të, një goditje dënimi e fituar afër zonës, u shndërrua në një moment fatal për ekipin e Leonardos. Goditja e Di Natales ishte perfekte, ndërsa Kastelaci nuk mund të bënte asgjë. Më pas, loja është zhvilluar nën ritimin e Udinezes, e cila ka patur edhe disa raste të mira, port ë pashfrytëzuara nga sulmuesit. Minuta e 69-të sjell edhe nokautin e Interit. Një goditje nga jashtë zone ndiqet nga Domici, që e bën të kotë daljen e Kastelacit, duke e shtyrë topin në rrjetë. Në fushë pati kohë edhe për disa minuta nervozizmi, por jo për përmbysjen e Interit, që ka rrezikuar 2-3 herë të pësonte golin e katërt. Humbja e djeshme ishte e para pas 4 fitoreve radhazi në kampionat për ekipin e Leonardos.
Sampdoria-Juve
Sampdoria dhe Juventusi kanë humbur disi terren nga skuadrat e kreut, pas barazimit pa gola të arritur dje në "Marassi". Takimi ka qenë i mërzitshëm dhe me shumë dëmtime, ndërsa shifrat nuk janë zhbllokuar deri në fund. Dy skuadrat kishin nevojë për një fitore për t'i dhënë një tjetër marsh këtij sezoni deri diku zhgënjyes, por në fushë ka munguar loja e bukur. Sampdoria ka patur rastin më të mirë me Pacinin në pjesën e dytë, por sulmuesi i vetëm me Bufon, nuk ka arritur të shënojë dot. Në minutat shtesë, bardhezinjtë mund të kishin marrë 3 pikët, por në fillim Amauri e më pas Del Piero kanë humbur dy mundësi të arta. Sidomos rasti i kapitenit ishte nga ata që vështirë se ai i ka humbur në karrierë. Ndërkohë, ndeshja dhuroi një lajm të keq për Sampdorian, e cila ka humbur Pacinin, Pocin dhe Lukinin për arsye dëmtimi. Në krahun tjetër, skuadra e Del Nerit nuk ka mundur të përfitojë nga hapat fals të Interit dhe të Lacios, duke mbetur larg zonës së kreut. Ndeshja e djeshme tregoi se skuadra torineze nuk është ende gati për fitimin e titullit kampion.
Takimet e tjera
Në ndeshjet e tjera të luajtura dje, spikat humbja 3-1 e Lacios në fushën e Bolonjës, në një ndeshje ku bardhekaltërit janë shfaqur një skuadër jo e madhe, siç janë në renditjen e Serisë A. Flokasi realizoi pas vetëm 5 minutash lojë, duke lënë të kuptohet se do të ishte një fitore e lehtë e kryeqytetasve. Por, Ramirez barazoi shifrat në minutën e 36-të, ndërsa Di Vaio dyfishoi 3 minuta më vonë. Pjesa e dytë ka qenë tepër e tensionuar dhe arbitri ka dhënë dy kartona të kuq, për Gimenez dhe Dias. Në fund, Di Vaio realizoi edhe golin e nokautit për skuadrën e Edi Rejës, që është duke kaluar një moment tejet negative. Ndërkohë, fitore për Napolin, që ka zënë vendin e dytë në renditje. Skuadra e drejtuar nga Maxarri mposhti 2-0 Barin në transfertë, falë golave të dy yjeve të saj, Ezekiel Laveci dhe Edinson Kavani. Barezët e mbyllën takimin me 10 vetë pas kartonit të kuq të marrë nga Parisi në mesin e pjesës së dytë. Dy takimet e tjera, Kievo-Xhenoa dhe Fiorentina-Leçe, kanë përfunduar në barazim.
(d.b/BalkanWeb)