Nikollaj: ACR bashkëpunon me METE
TIRANË- Kreu i Sindikatës së Minatorëve, Kol Nikollaj ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit së Energjitikës Nasip Naco, i cili në seancën e sotme plenare deklaroi se koncensioni i kompanisë ACR është votuar në Kuvend.
Ministri Naco akuzoi drejtuesit e grevës se po spekullojnë me qëllim falimentimin dhe largimin e ACR dhe kthimin e tyre në biznesmenë minerarë, pasi sipas tij tashmë janë plotësuar të gjithë kërkesat e minatorëve. Ministri theksoi se investimet nga ACR në minierën e Bulqizës, janë 30 ml euro, ose 14% të totalit të investimeve dhe aty punojnë 92 punonjës.
Sipas Nikollaj në minierën e Bulqizës nuk është kryer asnjë investim, ndërkohë duke kërkuar ballafaqim me ministrin e METE dhe ministrin e Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, kreu i Sindikatës akuzoi ministrin Nacon se po bashkëpunon me firmën koncensioanre ACR.
Nikollaj theksoi se drejtuesit e grevës së minatorëve po përballen me shantazhe dhe presion që kërkojnë tu mbyllin gojën.
“Ministri nuk ka pritur sindikatën. Nuk janë investuar 30 mln euro në Bulqizë. Investimet në Elbasan, jo lidhje me Bulqizën. Kërkojmë ballafaqim, me Nacon e Kserën. ACR po bashkëpunon me ministrinë. Avokatura e shtetit,presion ndaj nesh. Bëjnë shantazh të na mbyllin gojën”,- deklaroi Nikollaj.
(e.m/BalkanWeb)