KE, Sannino në Tiranë për dialogun politik
TIRANE - Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në Komisionin Europian, Stefano Sannino pritet të mbërrijë sot në Tiranë, në përpjekje për t’i dhënë një shtysë bisedimeve mes mazhorancës e opozitës, për realizimin e reformave të kërkuara nga Brukseli.
Dy forcat kryesore politike në vend kanë rënë dakord në parim për ngritjen e dy komisioneve të posaçme parlamentare, i pari që lidhet me reformën zgjedhore dhe i dyti me një kërkesë të opozitës për ndryshime në rregulloren e Kuvendit.
Ligjet që kërkojnë votim me 3/5 në Parlament kanë mbetur ende pa miratuar, pasi kërkojnë edhe mbështetjen e opozitës.
Mazhoranca akuzon opoziten se bllokoi procesin e integrimit për shkak të refuzimit për të votuar ligjet me shumicë të cilësuar. Sipas PD-së opozita nuk ka dhënë asnjë argument ligjor se përse kundërshton miratimin e ligjeve.
(er.nu/BalkanWeb)